Skip to content
Kryesore

Votojnë të dënuarit në burgun e të miturve në Kavajë

· 1 min lexim

Katër të rinj, që vuajnë dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë, janë paraqitur sot në KZAZ nr. 43 për të ushtruar të drejtën e votës.

Të shoqëruar nga forcat e policisë, ata votuan për herë të parë, pasi kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Vendimi për t’i nxjerrë jashtë ambienteve të burgut u mor nga KZAZ-ja përkatëse, e cila përcaktoi që votimi të zhvillohet në qendrën e votimit, dhe jo brenda institucionit ku të rinjtë vuajnë dënimin.