Skip to content
Të Gjitha

Vodhi në Itali, Ilmi Demiraj ndalohet në kryeqytet për llogari të drejtësisë në Apenine

· 1 min lexim

Kishte vjedhur me dhunë në Itali, por Ilmi Demiraj ndalohet në kryeqytet.

Blutë e Tiranës e arrrestuan pasi ishte në kërkim ndërkombëtar të dënuar nga drejtësia italiane e cila e kishte dënuar me 8 vite burg.

Kapja e Demirajt u realizua nga Specialistët e Seksionit të Searchit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, në rrugën “Teodor Keko”.

Lindur në Krujë dhe banues Tiranë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata në Lucca të Italisë e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë punën për plotësimin e proçeduarave me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.