Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Meta dekreton anëtarin e 12-të të Gjykatës së Lartë dhe kritikon KLGJ-në

19:16 26/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta, dekretoi në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, zotin Dariel Sina, i propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi u përzgjodh mes kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile. Zoti Sina, i cili aktualisht kryen funksionin e Komisionerit publik, figurë me rol në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, bëhet kështu anëtari i 12-të i kësaj gjykate në përbërje të së cilës janë parashikuar 19 gjyqtarë.

Presidenti Meta përsëriti sot sërish kritikat e tij ndaj KLGJ-së, për vonesat në propozimin e kandidaturave për në Gjykatën e Lartë. Vetëm për vakancën e plotësuar me emrëimin e zotit Sina, procedura “ka zgjatur ekzaktësisht 2 (dy) vjet e 7 (shtatë) muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm”, theksoi zoti Meta në një shpjegim që shoqëronte dekretin. Zoti Meta kujtoi se edhe pse ai vetë “zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioriteti”, nënvizoi kreu i Shtetit.

Përveç numritë të lartë të dosjeve të grumbulluara ndër vite në Gjykatën e Lartë, plotësimi i saj me anëtarë pati një rëndësi të veçantë duke qenë se ishte institucioni që do të duhej të përzgjidhte kandidaturat për tre nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kjo situatë u zhbllokua vetëm në shkurt të këtij viti kur u emërua gjyqtarja Arbena Ahmeti, anëtarja e 10-të e Gjykatës së Lartë, e cila bëri të mundur, sigurimin e kuorumit të nevojshëm për thirrjen e mbledhjes së posaçme për zgjedhjen e tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga kryetari i saj, konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mundur të plotësojë 1 prej 3 vakancave, ndërsa vijon procesi i verifikimit të kandidatëve për dy vendet e tjera të mbetura bosh në Gjykatën Kushtetuese./VOA

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para
Horoskopi sot, 27 prill 2022

Horoskopi sot, 27 prill 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip