Skip to content
Aktualitet

Vlorë/ Moti i keq shkakton rrëshqitjen e gurëve mbi kantier, plagoset punonjësi i ‘Gener 2’ dhe thyen…  

· 2 min lexim

Një masiv i madh shkëmbor dhe gurësh ka rrëshqitur sot si pasojë e motit të keq në qytetin e Vlorës, duke rënë në një prej kantiereve të unazës së re të qytetit dhe duke plagosur një punëtor.

Si pasojë e rrëshqitjes masive, një person ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët, kur gurët kanë rënë në lokalin ku ai ndodhej në Kaninë të Vlorës.

Punonjësi, është 51-vjeçari Lulëzim Kajmaku, shofer i firmës “Gener 2”, që po punon në kantierin e ndërtimit e projektit të “ByPassit” në Vlorë.

Ai ndodhej në një lokal pranë kantierit, në momentin që masivi shkëmbor ka rrëshqitur dhe gurët i kanë rënë në të dyja këmbët.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërkohë që mësohet se njërën këmbë e ka të thyer, kurse në tjetrën ka marrë dëmtime sipërfaqësore.

Rrëshqitje gurësh ka pasur edhe në Sarandë. Kjo situatë u shkaktua pas shirave që mbërthyen vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shirat sollën përmbytje në disa qytete të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, Durrës dhe Lezhë.

/Burimi: BW/ GazetaReforma.com/