Skip to content
Aktualitet

VKM, bëhen ndryshime në marrëveshjen për ardhjen e vaksinave nga Pfizer

· 2 min lexim

Bëhet e ditur se disa ndryshime janë bërë në marrëveshjen me kompaninë e vaksinave anti-Covid Pfizer. Ndryshimet në marrëveshje nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi VKM-së:

AKT NORMATIV
PËR

MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA (AMENDAMENTI I DYTË) NË MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN, NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V. DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave e të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Miratimi i disa ndryshimeve

Miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

VKM/ Ndryshime në marrëveshjen për ardhjen e vaksinave nga Pfizer