Skip to content
Të Gjitha

Vjedhja e depove të Pashalimanit/ Shkarkohet nga detyra Komandanti i Forcës Detare

· 1 min lexim

Vjedhja e armatimit në depon e Pashalimanit sot ka marrë një drejtim tjetër. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar hetimi administrativ rreth vjedhjes së armatimit prej nga kanë dalë përgjegjës komandanti i forcës detare Ylber Dogjani  dhe 15 ushtarakë.

Aktualisht ushtarakët janë të shkarkuar nga detyra, kjo pas hetimit të hollësishëm të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Vjedhja e armëve në Pashaliman ndodhi  në 11 Janar të këtij viti dhe për këtë ngjarje u arrestuan 4 persona,  2 roje dhe 2 përgjegjës.

Mirëpo përveç katër oficerëve tashmë të arrestuar, komandanti i tyre po hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që Ushtarakët  e Forcave Detare në Pashaliman i kanë mohuar kategorikisht akuzat për përfshirje në skandalin e vjedhjes së armëve dhe municioneve nga depoja në brendësi të bazës.