Skip to content
Të Gjitha

Vizitoi familjen në banesën e re \”Jam i omël vet”, Rama refuzon të marrë karamelen nga e zonja e shtëpisë

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Esat Lleshit në Kamëz.

Familja, e përbërë prej 8 anëtarësh ndodhet në një shtëpi me qera, pasi banesa e tyre është goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku me Ramën ka qenë edhe kryebashkiakun i Kamzës, Rakip Suli.

Pasi ka përfunduar vizitën e tij, e zonja e shtëpisë i ka ofruar kryeministrit karamele, ashtu siç e do zakoni shqiptar.

Por kreu i qeverisë nuk e ka pranuar, duke thënë me nota humori:

Jam shumë i omël vetë nuk ha karamele. Këtë do ta marr,”

duke marrë një portokall, që ia ofroi më vonë i zoti i shtëpisë.

Po ashtu, teksa ka pyetur vogëlushin e familjes se me kë është tifoz, ai i ka thënë që është me Messin.

Rama i ka thënë se do ta bëjnë bojaxhi, pasi kishte pasion edhe pikturën.