Skip to content
Të Gjitha

Vizat dhe pasaportat për në Gjermani/ Ambasada në Tiranë jep një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë…  

· 2 min lexim

U duk sikur çdo gjë u bllokua prej pandemisë, por një “shpresë” vjen sërish për të gjithë shqiptarët që presin me ankth aplikimet për në Gjermani.

Sektori i vizave dhe i pasaportave në ambasadën gjermane është riahpur. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë Ambasada Gjermane në Tiranë përmes një statusi në rrjetet sociale.

Nga dita e sotme, çdo person që dëshiron të aplikojë në këtë sektor mund të paraqitet fizikisht, por duke respektuar protokollin e sigurisë.

Por, ambasada njofton gjithashtu se, aplikuesit do të jenë në numër të reduktuar dhe se deri në një njoftim të dytë, nuk do të ketë legalizime.

“Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.

Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pasaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore.

Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime”,- sqaroi ambasada.

Po ashtu, Ambasada shprehet se, këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve dhe të punonjësve.

“Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse”,- përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.

/GazetaReforma.com/