Skip to content
Aktualitet

“Virusi nuk del pas orës 23:00”, 1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët homazhe përpara Ministrisë së Brendshme

· 2 min lexim

Para një viti ndodhi vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha pranë banesës së tij nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Qytetarët kanë zhvilluar homazhe ditën e sotme në nderim të tij. Në fotot e siguruara nga LSA, shihet se si ata kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i Rashës, si dhe kanë ndezur qirinj, pranë Ministrisë së Brendshme.

“E vrau diktatura”, thuhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Virusi nuk del pas orës 23:00”, duke iu referuar këtu arsyes se përse i riu u kërkua nga policia që të ndalonte.

Sakaq, vlen të përmendet se efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 10 vite burg, pasi përfitoi dënim të shkurtuar sepse pranoi fajin e krimin e bërë.

Baba ii Klodianit, Qazim Rasha në një deklaratë për media tha se uron që askujt të mos i ndodhë një tragjedi e tillë, ndërsa ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur armën pranë të birit të vrarë. Sipas babait të Klodianit, për të mbuluar krimin, u munduan të përbaltin figurën e djalit të tij duke e “quajtur fëmijën edhe kriminel”.

Babai i Klodianit paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë. “Atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë”.