Skip to content
Të Gjitha

Vijon të rritet numri të shëruarve nga COVID-19! 150 qytetarë fitojnë betejën me virusin

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 150 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, njofton Manastirliu.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1037325630056820/?extid=OarINF5AdvEQ9IEB&d=n

Ndërkohë ditën e djeshme ishin vetëm 141 qytetarë që arritën ta fitojnë këtë betejë e cila vijon të përhapet me shpejtësi dhe të marrë jetë njerëzish.

Pasi gjatë 24 orëve të fundit, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në muajin mars kur u shënuar rasti i parë pozitiv e deri më tani ka shkuar në 5732.