Vijojnë replikat, Basha-Ramës:”Je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta“
Replikat në distancë mes kryedemokratit Basha dhe kryeminstrit Edi Rama nuk kanë të ndalur.
Pak më parë Rama shkruajti në Twitter se nuk ka ende asnjë marrëveshje me Greqinë sa i përket detit, madje sipas tij negociatat kanë ndaluar që prej ndryshimit të qeverisë greke.
Por diçka e tillë nuk e ka bindur kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në Twitter shkruan se Rama duhet të bëj transparencë, pasi ky i fundit nuk është thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Basha.
Ky lumë replikash midis kreut të opozitës dhe kryeministrit, erdhi pasi pasditen e sotme Partia Demokratike me anë të një deklarate, i kërkoi qeverisë transparencë dhe informim mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.
Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 28, 2020