Skip to content
Të Gjitha

Vijojnë masat ndaj koronavirusit, mbyllet dogana e Qafë Botës

· 1 min lexim

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 33 të prekur dhe 1 viktimë.

Pas mbylljes së kufirit me Kosovën, është mbyllur edhe dogana e Qafë Botës, e cila lidh Shqipërinë me Greqinë.

Edhe në shtetin tonë fqinj situata është e vështirë, pasi janë regjistruar 117 raste dhe 1 viktimë.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Prej dy ditësh në rrugët e vendit policia dhe ushtria kanë kontrolluar personat që nuk kanë zbatuar rregullat e karantinimit.

Më herë janë mbyllur lokalet, shkollat, fasoneritë, call center-at dhe janë ndaluar tubimet.

Deri të dielën në mesnatë qarkullimi i makinave private do të ndërpritet.