Skip to content
Të Gjitha

Video-skandali seksual/ Lirohet nga paraburgimi efektivi i Shkodrës

· 1 min lexim

Efektivi, Berhan Bajrakurti i cili u arrestua pas publikimit të videos së turpshme online, është liruar nga paraburgimi.

Kujtojmë se ai u ndalua më 11 shkurt për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Ndërkohë që sot gjykata e Shkodrës pas rivlerësimit të masës së sigurisë dha ‘detyrim me paraqitje” për Berhan Bajrakurtin.

Bajrakurti më herët nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit të një vajze minorene, por pavarësisht kësaj, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë.