Skip to content
Të Gjitha

VIDEO/ Nuk ka më të ndalur… Rinis protesta tek kryeministria për Klodian Rashën. Qytetarët thyejnë ‘orën policore’  

· 1 min lexim

Ka rinisur protesta tek kryeministria. Në orën 22:30, një orë e gjysmë pas përfundimit të pesë orëve në tym e flakë, ka rinisur lëvizja e protestuesve në shesh.

Të kryesuar nga Genc Sejko, qytetarët kanë rizbritur në shesh, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, të riun e vrarë nga efektivi i policisë.

Ndërkohë pesë orë protestë sapo janë lënë pas. Qytetarët protestuan, kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Featured image of article: VIDEO-LIVE/ Rinis protesta tek kryeministria për Klodian Rashën

Nëntë efektivë u plagosën, tre në gjendje të rëndë dhe njëri rrezikon të humbasë syrin. Një gazetar përfundoi i gjakosur.

Përmes rrjeteve sociale u njoftua se protesta do të riniste në orën 22:00 kur nis edhe ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, që theu orën policore e nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar, veprime këto që i pagoi me jetën e tij.

Featured image of article: Nuk ka dhunë/ Protestuesit marshojnë drejt shtëpisë së Klodian Rashës

/GazetaReforma.com/