VIDEO/ Momenti kur mafiozët futen në shtëpinë e shqiptarit me veshje policie dhe më pas e ekzekutojnë
Janë zbardhur detaje të reja nga eleminimi mafioz i shqiptarit Adriatik Tresa në Ekuador.
Tresa, i njohur në fushën e narkotikëve në shtetin amerikano-latin, u vra mëngjesin 20 nëntorit në banesën ku jetonte.
Ai u eleminua nga disa njerëz të armatosur të veshur si policë.
Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të rezidencës ku jetonte Tresa, grupi i organizuar i autorëve hynë brenda të maskuar si policë për të vrarë 45-vjeçarin shqiptar.
Pamjet janë publikuar nga mediat vendase.