Skip to content
Të Gjitha

Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit

· 1 min lexim

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit, Eduard Merkaj, ka kaluar me sukses vettingun.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, e nxorri të pastër në tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa e vlerësimit, e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledjan Rusta, bëri me dije 4 ditë më parë, se nga hetimi nuk kishte gjetur asnjë problem.

Eduard Merkaj është pjesë e policisë së shtetit që prej vitit 2007.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme dhe nga janari i 2019-ës, drejton departamentin e Kufirit dhe Emigracionit.

Vettingu në polici nisi me shefin e Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun, i cili nuk u konfirmua në detyrë, pasi nuk justifikonte 1.4 milion lekë.

Më pas në sitë kaluan Adriatik Ago dhe Tonin Vocaj, të cilët u konfirmuan në detyrë.

Lista e personave që do të kalojnë në procesin e verifikimit përbëhet nga 43 emra, mes të cilëve dhe Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Vendimet e KJV, mund të ankimohen vetëm në Gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.