Skip to content
Të Gjitha

Vendimi/ Qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës, ja sa përfitojnë!

· 1 min lexim

Qeveria ka bërë me dije se ka ndërmarrë një vendim në lidhje me familjen e 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë, Klodian Rasha.

Qeveria ka vendosur që familjes së Klodian Rashës t’i lidhet një pension i veçantë, pasi 25 vjeçari u vra nga një fektiv policie në datën 8 dhjetor.

Sipas vendimit të fundit, familja e viktimës do të përfitojë 96 mijë lekë të reja në muaj. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi:

“Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha”, thuhet në vendimin e qeverisë./Gazetareforma.com/