Skip to content
Aktualitet

Vëllai i Vilson Çutajt zbardh detaje nga vrasja në Malësinë e Madhe: E rrahën Danielin para se t’i vriste

· 2 min lexim

10 ditë pas vrasjes së dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe, janë mësuar edhe detaje të reja.

Autori i krimit të dyfishtë, Daniel Pepaj, është rrahur fillimisht nga vetë dy viktimat e tij.

Vëllai i Vilson Çutajt, Olsian Çutaj, ka treguar për policinë se para vrasjes, ata kanë pasur një sherr në lokal. Ai pranon se vëllai i tij, Vilsoni, si dhe Klement Pepaj e kanë rrahur Daniel Pepajn në makinë, ndërsa ai më pas i ka vrarë në mal.

“Vilsonit dhe Klementit i kishin vjedhur një parcelë me kanabis. Shkuan te shtëpia e Danielit për ta takuar, u ndalën në lokal për të pirë birra, dhe më pas u ngjitën në mal. Vilsoni dhe Klementi e rrahën Danielin në makinë, dhe më pas ai i tërhoqi në kurth, duke i vrarë në mal”, mësohet të jetë shprehur Olsian Çutaj.

Kujtojmë se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u gjetën të vrarë 5 ditë nga ekzekutimi i tyre, ndërkohë që për Daniel Pepajn, ende nuk ka detaje të sakta për vendodhjen pas krimit. Policia sakaq ka vënë në pranga të atin e tij, Rrokun, që sipas hetuesve ka qenë në dijeni të parcelës së kanabisit, dhe është nën hetim për kultivim të narkotikëve.

/GazetaReforma.com/