Skip to content
Politikë

Veliaj në Tokio, Këlliçi: I ka të shpeshta vizitat në Azi, por fondet e fluturimeve nuk bëhen të ditura

· 2 min lexim

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi së fundmi ka komentuar vizitën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Tokio.

Me ironi Këlliçi me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se në Japoni me siguri do i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë. Gjithashtu më tej ai thotë se kryebashkiaku i Tiranës bën shpesh vizita në Azi, por fondet e fluturimeve sipas tij nuk bëhen të ditura, pra s’ka transparencë për qytetarët.

Statusi nga Belind Këlliçi

Si e pa punën keq me komentet e shumta nga qytetarët, që me të drejtë pyesnin se ç’punë ka një politikan në ekipin olimpik, Erion Veliaj, ky rekordmen olimpik i mashtrimit publik, e korrigjoi deklaratën e tij, duke nxjerrë nga furra e propagandës një tjetër version: E paska ftuar bashkia e Tokios. Me siguri do t’i marrin mendim për shpejtësinë ultrasonike me të cilën jep qindra leje ndërtimi në Tiranë.

Kryebashkiakun që e kemi parë të marrë atribute presidenciale duke shpërndarë pasaporta shqiptare për të huaj, këtë herë e shohim si trajner motivues në ekipin olimpik. Me sa duket, për t’i bërë vend Erionit, u la jashtë paturpësisht trajneri i peshëngritësit tonë, Calja.

Po Veliaj i ka të shpeshta vizitat në Azi. Fondet e bredhjeve ajrore nuk bëhen të ditura. Transparencë zero për qytetarët.

Duhej Tokyo 2020 që Veliaj të thyente një tjetër rekord olimpik të mashtrimit në stilin e shkëputjes.