Skip to content
Kronikë

Vdekja e papritur e 46-vjeçares në Pogradec, zbardhen detaje të reja

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme në një banesë në Pogradec u gjet e pajetë një 46-vjeçare.

Policia bën me dije se viktima është me iniciale A.H. 46-vjeçarja kishte shkuar më herët në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas ishte larguar drejt banesës.  Rreth orës 21:40 u gjet pa shenja jete 46 vjeçarja brenda apartamentit të saj.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalur në dritë nga vdekja e 46-vjeçares. Viktima vuante nga ankthi dhe kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa në spital, ishte paraqitur për të marrë qetësues, raporton Ballkan Web.   Ndërkaq dyshimet e policisë, janë se gruaja ka pësuar arrest kardiak.

Për procedurë policia ka çuar trupin e gruas në morg për kryerjen e autopsisë pritet në ditët në vijim përgjigja e mjekësisë ligjore për të saktësuar shkakun e vdekjes së 46 vjeçares nga Pogradeci.

“Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhej në njoftimin e policisë së shtetit mbrëmjen e djeshme