Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinimi i hapur +18/ Manastirliu tregon prioritetet, ja sa doza Pfizer do të vijë në vend brenda vitit

11:32 28/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku po kryhen vaksinime anti-COVID. Manastirliu ka treguar edhe një herë se fokusi është tek vaksinimi çdo qytetari mbi 18-vjeç. Gjithashtu ajo ka rikujtuar edhe një herë që çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të marrin dozën e vaksinës duke u paraqitur vetëm me një mjet identifikimi.

“Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç. Ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat, tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Ky është një shembull, edhe këtu në poliklinikën qendrore, siç e njohim të gjithë, ku çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën. Mjafton të ketë kartën e identitetit. Padyshim ne do të vazhdojmë që ta konsiderojmë jo vetëm çdo ditë, por sidomos muajin shtator, një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, duke qenë se jemi afër hapjes së shkollave, më tej universiteteve”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja është shprehur se çdo person që nuk është i vaksinuar përbën një kosto për  jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe për shoqërisë, ndaj procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm.

“Çdo i pavaksinuar është një kosto, përbën një kosto jo vetëm për jetën dhe shëndetin e vetvetes, por gjithashtu edhe për familjarët, për shoqërinë. Është një kosto për sistemin shëndetësor. Duhet të kuptojmë që në Infektiv kemi 95% të rasteve, mes tyre janë edhe raste të rënda, që janë të pavaksinuar. Pikërisht fakti që janë të pavaksinuar dhe janë në një gjendje të rëndësuar shëndetësore është një arsye më shumë që të gjithë qytetarët të vaksinohen sa më shpejt, pa humbur kohë, për të mbrojtur jetën, shëndetin, për të ulur risqet dhe pasojat që sjell mungesa e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Manastirliu ndër të tjera ka bërë me dije se qeveria është duke negociuar me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksinash.

“Qeveria ka marrë masat që të vijojë që të kemi furnizim në vazhdim me vaksina. Jemi duke negociuar gjithashtu me Pfizer për 500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, të cilat do të jenë pjesë e programit tonë të vaksinimit deri për muajin dhjetor. Këto vaksina parashikohet të vijnë brenda fundit të këtij viti”, tha Manastirliu.

Po ashtu prof. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, është shprehur se ka akoma mësues të pavaksinuar, ndërkohë që tha se krahas fushatës së hapur të vaksinimit u është rekomanduar mjekëve të familjes që të mos largojnë vëmendjen nga grupet në risk.

“Ka akoma sidomos në mjedisin e mësuesve që janë dhe grupe kritike dhe grupe risku, për të cilat duhet të shtojmë mundësinë e vaksinimit. Personeli shëndetësor ka një mbulesë më të lartë vaksinale në krahasim me të tjerët. Mbulesë të mirë vaksinale kanë punonjësit e policisë. Natyrisht ne po vazhdojmë që krahas gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës së hapur, kemi dhënë rekomandimin për mjekun e familjes që të mos e largojë vëmendjen nga ato grupmosha që janë me të vërtetë kritike”, tha Bino. Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 vaksina. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,427,977 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: hapurmanastirliuprioritetttrgonnVaksinimi

Të tjera

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut
Kryesore

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, një traditë që mbledh çdo...

13:01 19/08/2025
3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
Para
21-vjeçari plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia

21-vjeçari plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip