Vaksina anti-covid/ Paralajmërimi i autoritetit britanik të barnave, kush vuan nga alergjitë nuk do të vaksinohet!
Mjekët britanikë kanë dhënë alarmin se njerëzit që vuajnë nga rekasionet alergjike, nuk duhet në asnjë mënyrë që të bëjnë vaksinën anti-covid Pfizer / BioNTech, pasi u shkaktkohen shmë komplikacione.
Paralajmërimi vjen pasi dy anëtarë të stafit të spitalit në Angli që morën vaksinën Pfizer / BioNTech pësuan një reaksion alergjik. Sipas raportimit të gazetës së përditshme britanike “The Mirror”, aktualisht dy punonjësit që pësuar reaksin nga vaksina, janë duke u kuruar.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar që kushdo që vuan nga alergji të rëndësishme, të mos e marrë vaksinën.
Mjekët tha se pacientët do të shikohen me vigjilencë edhe pas bërjes së vaksinës.
Vaksinimet anti-covid filluan zyrtarisht ditën e hënë në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht kategoria e parë që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit dhe më pas mjekët dhe personeli mjekësor nëpër spitale.
Që prej dy ditësh vaksina u është dhënë disa personave në 50 spitale në të gjithë vendin.
Sipas studimeve, 27% e britanikëve refuzojnë që ta bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.
Si të gjitha vaksinat, vaksina Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse shumica janë të lehta dhe zhduken brenda disa ditësh./Gazetareforma.com/