Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vajzat e showbizit eskorta në qelitë e krimit: Çfarë dihet deri tani për fenomenin e bujshëm në burgjet shqiptare

13:47 16/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Futja e vajzave të njohura nga showbizi shqiptar në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda, është kthyer në një fenomen që po merr përmasa shqetësuese. Pas publikimit të rastit të moderatores kosovare Ziza Pajaziti, e cila u takua në Drenovë me të dënuarin me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu, janë zbuluar raste të ngjashme edhe në burgjet e Fushë-Krujës, Reçit, Peqinit, dhe paraburgimin 313 në Tiranë.

Në burgun e Reçit, dy vajza të njohura të botës së televizionit dhe rrjeteve sociale, të identifikuara me inicialet R.R. dhe A.D., kanë hyrë në periudha të ndryshme gjatë dy muajve të fundit për të zhvilluar takime me një të dënuar që është pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Burime pranë institucionit e pohojnë praninë e tyre, e dokumentuar si në librat e hyrje-daljes së burgut, ashtu edhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Rasti nuk është i izoluar. Në të njëjtin burg, sipas informacioneve të përsëritura nga burime të ndryshme, kanë hyrë edhe vajza të tjera të botës së showbizit shqiptar, të cilat nuk njihen për ndonjë veprimtari artistike, por më shumë për imazhin e tyre në rrjetet sociale apo praninë në emisione si Big Brother dhe Për’puthen. Disa prej tyre kanë përdorur emra të rremë në regjistrim apo janë futur si të afërme të të dënuarve për të shmangur identifikimin.

Në burgun e Fushë-Krujës, një tjetër vajzë e njohur, me inicialet E.Dh., është përmendur për takime të vazhdueshme me një figurë të krimit të organizuar. Ajo thuhet se ka zëvendësuar një modele tjetër me inicialet K.K., që më parë frekuentonte të njëjtin institucion. Edhe në Peqin janë evidentuar raste të ngjashme, ku vajza të showbizit kanë hyrë për takime me të dënuar për krime të rënda, madje ndonjëherë edhe pa u regjistruar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërhyrë për të pezulluar nga detyra shefin e policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri, dhe drejtorin Leonard Mardoda, për shkak të dijenisë dhe lejimit të këtyre hyrjeve. Mardoda ushtron detyrën si drejtor i komanduar i këtij institucioni.

Fenomeni është kthyer në një praktikë që po kompromenton sigurinë në sistemin penitenciar. Vajzat hyjnë në emër të afërsive familjare të supozuara me të dënuarit, ndërkohë që prania e tyre në këto institucione përkon me figura të rënda të krimit të organizuar, përfshirë individë të dënuar me burgim të përjetshëm, subjekte të SPAK dhe emra të njohur nga grupet kriminale të vendit.

Deri tani janë përmendur disa vajza me inicialet M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., si pjesë e këtij fenomeni që ka përfshirë jo vetëm burgjet në Drenovë, Reç dhe Fushë-Krujë, por edhe ato të sigurisë së lartë në Korçë, Burrel dhe Peqin, si dhe paraburgimin 313 në Tiranë. Ndërkohë, nuk mungojnë as rastet e vajzave të huaja, përfshirë nga Kosova, Venezuela apo Bolivia, që janë futur për takime të ngjashme me të dënuar në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar publik nga institucionet për identitetin e personave të përfshirë apo për masat konkrete që do të merren për ndalimin e këtyre praktikave në të ardhmen. Ndërkohë, zhurma mediatike dhe emrat që përfliten, vazhdojnë të ushqejnë spekulime dhe interes të madh publik.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.