Skip to content
Të Gjitha

“Unaza e Re”/ Meta pret banorët, garanton zgjidhje sipas Kushtetutës

· 1 min lexim

Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta priti me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”.

Kujtojmë se banesat dhe pronat e këtyre të fundit preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Presidenti Meta, gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.