Skip to content
Të Gjitha

“Ul shpejtësinë e motorit”, si u ekzekutua Regis Runaj në Elbasan, autori e qëlloi me thikë pas shpine

· 2 min lexim

ELBASAN

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Regis Runajt në Elbasan.

Në momentin që ka ndodhur vrasja, viktima ka qenë duke udhëtuar me motor me Xhuljano Hoxhën.

Gjatë udhëtimit, kur kanë qenë pranë varrezave të qytetit, Hoxha i ka kërkuar Runajt që të ulë shpejtësinë e mjetit.

Pas kësaj, ekzekutori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Runajn pas shpine.

Edhe pse Hoxha e ka larë motorin në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur në mjet.

Kështu, ekzekutori Xhuljano Hoxha është tradhtuar nga ADN-ja e viktimës.

Dy ditë më parë, Policia e Elbasanit me anë të një komunikate për mediat tha se ka arrestuar dy vrasësit e Regis Runajt.

Në pranga përfunduan shtetasit Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halili. Ata e kanë vrarë Runajn pranë varrezave të qytetit.

Mësohet se pasi e kanë goditur njëherë, Hoxha e Halili kanë qëlluar edhe 26 herë të tjera mbi Runajn.

Po Hoxha e Halili dyshohet se kanë gisht edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Të arrestuarit Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halili 4 ditë përpara vrasjes së Ramazanit, kanë qenë tek palestra e tij.

Ky veprim i tyre ka ngritur dyshime të forta tek policia, se ata mund të kenë informuar vrasësit mbi lëvizjet e Emiljano Ramazanit.