Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukrainë/ Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët

12:59 15/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë sërish thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë perëndimorë të zbatojnë marrëveshjet për armët dhe furnizimet e tjera për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.

Zelensky thotë se Ukraina ka nevojë për mbështetje për mbrojtje ajrore, armë më të avancuara me rreze të gjatë si dhe mbështetje për ushtarët në frontet e luftës.

“Këtë javë, rusët kanë lëshuar rreth 30 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara dhe gati 300 dronë sulmues kundër Ukrainës. Ukraina ka nevojë për mbështetje të fortë nga partnerët tanë për të mbrojtur jetët kundër terrorit rus – mbrojtje ajrore, aftësi ushtarake me rreze të gjatë, mbështetje për luftëtarët tanë. Gjithçka që do të ndihmojë ta detyrojë Rusinë t’i japë fund kësaj lufte” tha Zelensky.

Në një video-mesazh të publikuar në orët e vona të 14 shtatorit, ai tha se “është e rëndësisë kritike që të gjitha shtetet, veçmas SHBA-ja, të zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura me Ukrainën”.

“Ndikimi duhet të ndihet në front”, tha Zelensky. “Çdo vonesë e pakove ushtarake ka pasoja negative në front. Çdo dërgesë në kohë, dërgesë e shpejt ka ndikim pozitiv”.

Kjo thirrje e bërë të dielën në rrjetin social X, vjen në një kohë kur perëndimi po përballet me diskutime të shumta për ndihmën ushtarake në drejtim të Ukrainës. Kryeministri britanik u takua në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator me presidentin amerikan, Joe Biden, për të diskutuar nëse duhet miratuar kërkesa e Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve në Rusi, kërkesë e Ukrainës që është mbështetur nga disa zyrtarë të NATO-s.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s u shpreh të shtunën se çështja nëse duhet të lejohet Ukraina që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi është “një vendim politik”, por nga pikëpamja ushtarake, do të ishte brenda të drejtës ligjore të Ukrainës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: luftaRusiukraineZelenskiy

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Durrës/ U dha çelësin grabitësve, në pranga sanitarja

Durrës/ U dha çelësin grabitësve, në pranga sanitarja

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip