Skip to content
Të Gjitha

U prekën nga koronavirusi, 5 rastet e reja në Kurbin punonin në fasonerinë e Krujës

· 1 min lexim

Fasoneritë janë kthyer në vatra të COVID-19, për shkak të moszbatimit të masave ndaj COVID-19.

Ditë e djeshme në Krujë u konfirmuan me COVID-19, pesë gra që punonin në një fasoneri në Krujë.

Rasti zero në këtë fasoneri ka qenë një grua nga Fushë-Kruja.

Mësohet se 5 rastet e reja ditën e sotme në Kurbin, janë gjithashtu punëtore të së njëjtës fasoneri.

Gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë u shënuan 9 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 548.

Betejën me COVID-19 e kanë fituar 302 pacientë, ndërsa 26 të tjerë kanë humbur jetën.

Në spitalin Infektiv ndodhen 35 të shtruar, 7 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndodhen 8 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët mbahen në terapi intensive.