Skip to content
Të Gjitha

U plagos në punë, por rezultoi me COVID-19: 51-vjeçari arratiset nga spitali

· 1 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, pasi një i infektuar me COVID-19 është larguar nga spitali.

Bëhet fjalë për një 51-vjeçar, i cili përfundoi në spital pasi u plagos në orarin e punës, por më pas rezultoi edhe me COVID-19.

Ndonëse, ai ishte vendosur në një dhomë të izoluar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, teksa priste rezultatet e testit, u largua nga spitali për arsye që ende nuk dihen.

“Gazeta Express” raporton se kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë, e cila arriti të lokalizonte të infektuarin nga Malisheva, ndërkohë që IKSHP  po gjurmohen kontaktet e punëtorit.

Deri tani në Kosovë janë infektuar 177 persona dhe ka shkuar në 4 numri i viktima, pasi më herët ditën e sotme ndërroi jetë një 65-vjeçar.