Skip to content
Të Gjitha

U përmbys së bashku me traktorin, 34-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Traumës

· 1 min lexim

Një i ri është aksidentuar rëndë teksa drejtonte një traktor.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Dhores të Skraparit.

Ndërsa ishte duke punuar tokën, i riu është përmbysur së bashku me traktorin.

Sipas “Balkanweb”, drejtues i traktorit ishte Armand Hyska, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit.

Pas mori ndihmën e parë, i riu është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.