Skip to content
Të Gjitha

U nda nga jeta një ditë më parë: Ende asnjë informacion për të dyshuarën me koronavirus në Kurbin

· 1 min lexim

Teksa vendi është përfshirë nga alarmi për përhapjen e virusit Covid-19, mungesa e informacionit nga autoritetet publike e bën situatën edhe më të paqartë për qytetarët.

I tillë është rasti i gruas që u nda nga jeta ditën e djeshme në Kurbin.

Sipas mediave, 72-vjeçarja ishte paraqitur në qendrën shëndetësore të Kurbinit me shenja gripale në gjendje të rëndë, ku dhe më pas ka ndërruar jetë.

Vdekja e së moshuarës është dyshuar se ka ardhur për shkak të koronavirusit, por ndonëse ka kaluar më shumë se një ditë nga ndarja e saj nga jeta, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë lidhur me këtë rast, duke lënë në piikëpyetje qytetarët.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe pak kohë më parë, përpara konfirmimit të rasteve të para në Shqipëri.

Më 2 mars në media është raportuar për vdekjen e një edukatoreje në vendin tonë dhe dyshimet për prekjen e saj nga virusi agresiv.

Megjithatë, edhe për këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet, në vijimësi të një mungese të theksuar transparence.