Skip to content
Të Gjitha

U la i lirë pasi u kap i dehur në timon, ja çfarë tha Gjoka në sallën e gjyqit

· 1 min lexim

Ditën e djeshme, gjykata la të lirë këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka.

Ky i fundit u arrestua dy netë më parë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Pas testit të alkoolit, aparati matës shënoi 0.66 mg/l.

Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues, që ta linte të lirë dhe të pranohej masa “Detyrim paraqitje”.

Kjo për shkak edhe të koncerteve që këngëtari kishte rezervuar për festat e fundvitit.

Sipas “Top Channel”, Gjoka u ka thënë gjyqtarëve në sallën e gjyqit, se ka dy vjet pa pirë.

Këngëtari është lënë i lirë, por duhet të paraqitet dy herë në muaj.