Skip to content
Kronikë

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, ja si e pësoi i riu në Peshkopi

· 2 min lexim

Policia e Dibrës ka bërë  të mundur arrestimin e një 21 vjeçari, banues në Tiranë, i cili ishte i angazhuar në në transportimin e tre emigrantëve të paligjshëm.

21-vjeçari u kap në dalje të qytetit të Peshkopisë , me mjetin e tipit “Ford” duke transortuar 3 emigrantë të paligjshëm , të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

 Njoftimi i policisë:

Dibër

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’,  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.