Skip to content
Rajoni

U gjet i vdekur në burgun grek, zbulohet identiteti i shqiptarit (emri)

· 1 min lexim

Zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë.

Viktima është 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe nga ekzaminimet e mjekëve të burgut, dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Megjithatë, ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur kështu dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.