Skip to content
Të Gjitha

U gjet i pajetë te ish-Kombinati i Sheqerit në Korçë, dyshimet e para për vdekjen e 52-vjeçarit

· 1 min lexim

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit në Maliq të Korçës.

“Balkanëeb” shkruan, se trupi i pajetë i përket 52-vjeçarit Muhamed Tabaku.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se Tabaku është gjetur nga një i afërm i tij.

Njerëzit që e njihnin pohuan se ai ishte përdorues i alkoolit.

Viktima jetonte i vetëm në zonën ku u gjet i pajetë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.