Skip to content
Të Gjitha

U fut për të peshkuar, 60-vjeçari nuk del më nga deti

· 1 min lexim

Një peshkatar 60-vjeçar është zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme në zonën e Karaburunit.

Ai u fut për të peshkuar me pushkë sportive pranë vendit të quajtur “Raguna1”, por nuk ka dalë më nga uji.

Sipas “Faxweb”, peshkatari quhet Mehmet Aliaj.

Searchet u ndërprenë dje për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Ndërsa ditën e sotme , polumbarët dhe policia kufitare e Orikumit, kanë nisur sërish operacionet e kërkimit.

Dyshohet se 60-vjeçari mund të jetë mbytur për shkak të motit të keq.