Skip to content
Të Gjitha

U ekzekutuan dy ditë më parë në Durrës, zbulohet lidhja e vëllezërve Haxhia me drogën e sekuestruar në Bari

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Dyshohet se krimi ka lidhje me një ngarkesë droge të padorëzuar në destincacion.

Sipas “Dosja.al”, hetimet po drejtohen në Bari, ku disa javë më parë u kapën 20 kg heroinë dhe kokainë, në një kamion të modifikuar.

Mendohet se mjeti është modifikuar në biznesin e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kamioni me lëndën narkotike ishte nisur nga Durrësi dhe u kap më 9 prill në Bari.

Si pasojë e operacionit të Guardia di Finanza, u vu në pranga një 47-vjeçar shqiptar, i cili ishte shoferi i kamionit.

Ky i fundit u tha policëve se po transportonte veshje për në Piacenza e Bergamo.

Dy vëllezërit, Besmir dhe Viktor Haxhia të moshave 35 dhe 37 vjeç, u ekzekutuan dy ditë më parë në një attentat mafioz në tregun e makinave në Nishtulla në Durrës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një “Toyota” ngjyrë gri, nga ku doli breshëria e plumbave.

Vëllezërit ishin me origjinë nga Puka dhe banonin në zonën e Spitallës në Durrës.

Ata ishin pronarë të një pike Exchange, një biznesi të makinave me qira dhe shërim karrotreci në Spitallë.