Skip to content
Të Gjitha

U ekstradua nga Danimarka, ja kush është 27-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Nard Polisë

· 2 min lexim

Ditën e sotme, u ekstradua nga Danimarka një person, i cili dyshohet se ka ekzekutuar Nard Polinë i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”.

Sipas “Faxnews”, bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Kristjan Sulaj.

Ky i fundit është vëllai i Alfred Martinit, një prej tre arrestuarve si bashkëpunëtorë në vrasjen e 20 marsit.

Të tre këto persona patën kontradikta për përfshirjen në krim, ndërsa Gjykata e Shkodrës i la në qeli.

Kristjan Sulaj (Martini), ka ndryshuar mbiemrin, kurse identiteti i tij u zbulua gjatë dhënies së masës së sigurisë për tre të arrestuarit.

Alfred Martini dhe vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma, kanë mohuar akuzat për vrasje, si dhe kanë shfaqur kontradikta me deklarimet e tyre përpara gjykatësit Andi Ymeri.

Martini tha në gjyq, se ia kishte dhënë ai makinën vëllait, por nuk e dinte që do të përdorej për krim.

Nga ana tjetër, vëllezërit Toma pretendojnë se makinën tip “Audi”, që ia kanë dërguar 27-vjeçarit, ua ka sjellë pikërisht vëllai i tij.

Vëllai i të dyshuarit për vrasjen ka kundërshtuar këtë version, duke u shprehur se në momentin që i kanë kthyer makinën, vëllezërit Toma kanë qenë së bashku me Kristjanin.