Skip to content
Të Gjitha

U dëbua nga Britania për vrasje, por shqiptari rikthehet përsëri dhe hap biznes

· 1 min lexim

Riza Vatoci 49 vjeç, u dëbua nga Britania e Madhe pasi më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje.

Ai ishte dënuar me 15 vite burg në mungesë.

Pasi u kap nga forcat angleze ai u deportua në Shqipëri, ku kreu vetëm një pjesë të dënimit.

Por, Vatoci u rikthye sërish në Britani, madje kishte hapur edhe një biznes në Bognor Regis, Sussexin Perëndimor.

Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka deklaruar se do të shikoj rastin e do marrë masa ndaj tij.