Skip to content
Të Gjitha

U arrestua së bashku me mësuesin turk në Rinas, gylenisti kërkon azil politik: Në Turqi më rrezikohet jeta

· 1 min lexim

Turku Selami Simsek u arrestua pa muaj më parë në aeroportin e Rinasit, pas tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë false.

Ai ka kërkuar azil politik në Shqipëri, me pretekstin, se në Turqi i rrezikohet jeta.

Sipas Simsek, në Turqi ai cilësohet si gylenist, organizatë të cilën presidenti Erdogan e bën përgjegjëse për grushtin e dështuar të shtetit.

Në kërkesën e turkut, të siguruar nga “News24”, thuhet se po të shkojë në Turqi, Simsek mund t’i nënshtrohet veprimeve keqtrajtuese.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simsek, në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.

Selami Simsek u arrestua së bashku me mësuesin Harun Çelik.

Ky i fundit u ekstradua pak kohë më parë drejt Turqisë, nëpërmjet një procedure që ngre shumë pikëpyetje.

Organizatat ndërkombëtare kanë kërkuar hetim për procedurat e ekstradimit të Çelik drejt Turqisë.