Skip to content
Të Gjitha

U afrua për të parë VAR-in, Suarez ndëshkohet me karton të verdhë

· 1 min lexim

Mbrëmjen e kaluar në Rusi u luajt ndeshja mes Lokomotiva Moskës dhe Atletico Madridit e cila u mbyll me rezultatin baraz 1-1.

Vendasit e Lokomotivës së Moskës arritën të barazojnë me një penallti e cila u vendos falë VAR-it. Por ajo që i çuditi të gjithë ishte kartoni i verdhë që futbollisti i Atleticos,  Luis Suarez mori.

Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atletikos, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR.Sulmuesi Luis Suarez ishte ai që preku në zonë një top me dorë dhe për këtë arsye ai i shkoi pas gjyqtarit i cili shihte pamjet në VAR.

Por ky veprimi kushtoi uruguajanit një karton të verdhë, ndërkohë që arbitri nuk kishte diskutime për prekjen me dorë dhe akordoi penalltinë e kthyer në gol nga Miranchuk.