Skip to content
Rajoni

Turqia nis aktivitetin në Mesdhe. Ja si reagon Greqia

· 2 min lexim

Tensionohen sërish marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë. Shkak është bërë njoftimi i Ankarasë zyrtare të rinis aktivitetin e saj kërkimor në Mesdheun Lindor.

Sipas mediave turke anija Oruç Reis do të nis kërkimet në zonën detare në jug të ishujve grek Kastelorizos dhe Rodos,  nga 12- 22 teotr ndërsa do të shoqërhoet dhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Ministria e Jashtme greke kritikoi vendimin e Turqisë duke e cilësuar atë një kërcënim të drejtpërdrejtë kundër paqes dhe sigurisë në rajon. Në deklaratën e saj ministria e jashtme greke  theksoi se me këtë veprim Ankaraja zyrtare tregon edhe një herë mosbesueshmërinë e saj, por edhe faktin se nuk dëshiron  dialog të sinqertë.

“Greqia, si një shtet europian, nuk shantazhohet. Ajo do të vijojë të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj, duke  kontribuar  në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal” thuhet në deklarat.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë u tensionuan më 10 gusht, kur Ankaraja vendosi të dërgojë anijen Oruç Reis të shoqëruar nga marina turke në kërkim të hidrokarbureve në Mesdhun Lindor. Greqia i ka cilësuar kërkimet të paligjshme, pasi sipas marrëveshjes  që ajo nënshkroi me Libinë, Athina zyrtare ka të drejtën e shëlfit të saj kontinental. Çka do të thotë se ujrat territoriale greke shtrihen në 12 milje. Turqia nga ana tjetër nuk i njeh asaj këtë të drejtë, duke insistuar se vendi nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij në Mesdhe.