Skip to content
Kronikë

Tronditëse në Vlorë,një grua hidhet nga pallati bashkë me fëmijën, ndërrojnë jetë të dy

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se një grua rreth 34-vjeç është hedhur nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj të mitur.

Disa minuta më vonë identifikohet nëna e cila ndërmori aktin ekstrem.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Pavarësia’. Gazetari Enrik Mehmeti raporton  se bëhet fjalë për Pamela Mërtirin. Sipas dëshmitarëve, gruaja, 34 vjeç nuk jetonte në këtë pallat. Mësohet se e reja, ishte vajza e një mjeku në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për ‘News24’ tha se vajza jetonte në Tiranë, ndërsa ditën e sotme kishte udhëtuar drejt Vlorës. Nuk dihet ende se për çfarë arsye ka marrë këtë akt ekstrem.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Policia e Vlorës bëri me dije se e reja është hedhur nga sheshpushimi i pallatit.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policise.