Skip to content
Të Gjitha

Tre ligje të dekretuara, Meta bën publik vendimin e rëndësishëm

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos dilte vetë në konferencën e paralajmëruar për mediat. Ai do të bënte të ditura disa vendime të rëndësishme, ku ditën e sotme këto vendime u bënë publike nga këshilltari i tij për mediat, Tedi Blushi.

Këto vendime kanë të bëjnë me tre ligje të dekretuara nga presidenti Meta. I pari është ligji për mbrojtjen civile, i dyti për taksat kombëtare dhe i treti për asistencën sociale.

Zëdhënësi Blushi tha se “tashmë institucionet e drejtësisë dhe sidomos Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”, janë në ligjshmëri të plotë për të vepruar.

“Që prej marrjes së detyrës nga korriku i vitit 2017 ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ka kthyer 14 ligje dhe ka lënë në heshtje 16 ligje. Ka në shqyrtim 7 ligje” deklaroi Blushi.

Deklarata u mbyll me fjalinë se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.