Skip to content
Kryesore

Transportonin drogë drejt Turqisë, arrestohen babë e bir

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.

Dyshohet se droga kishte si destinacion Greqinë dhe më pas Turqinë.

Babë e bir kanë pohuar se nuk kishin njohuri për praninë e lëndës narkotike në kamionin e tyre, i cili u kontrollua me skaner, sipas procedurave të rregullta, dhe aty u zbulua droga e fshehur në rimorkio.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka të tjerë persona të përfshirë dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit Dashmir Hamazaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamazaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir).