Skip to content
Kryesore

Tragjike/ Si ndërroi jetë rrugës për spital 12 veçari nga Petrela

· 1 min lexim

Një ngjarje trapgjike është regjistruar në Petrelë.

Një i mitur 12-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:15 të pasdites së djeshme, djali u dërgua në spital nga familjarët e tij për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e tij, ai nuk arriti të mbijetojë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht. Grupi hetimor u angazhua për zbardhje të mëtejshme të shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, e megjithatë edhe pse kanë kaluar mjaftueshëm orë ende nuk kemi detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.