Skip to content
Bota

Tragjike! Koronavirusi, në Francë shënohen 2475 viktima në vetëm 2 ditë

· 1 min lexim

Europa është momentalisht epiqendra e koronavirusit, ku dita-ditës po regjistrohen shifra të frikshme.

Pas Italisë, vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë, duket se edhe vende të tjera, si Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, etj., po kalojnë një situatë tragjike.

Së fundmi, në Francë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një shifër rekord viktimash, pasi kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1,120 persona dhe tashmë numri total i viktimave shkon në 6,507.

Ndërsa, sa i përket numrit të të infektuarve, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5,233 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 64,338 persona.

Kështu, Franca është vendi i katërt më i prekur në Europë nga koronavirusi.

Në Itali janë shkaktuara në 24 orët e fundit 766 viktima dhe numri total i të vdekurve në vend shkon në 14,681, kurse i të prekurve ka shkuar në 119,827 persona.