Skip to content
Të Gjitha

Tragjike/ Makina përplas motoçikletën, një i vdekur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë mëngjesin e sotëm ku drejtuesi i automjetit ‘Range Rover’ me iniciale A.H. 27 vjeç ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës ka gjetur vdekjen menjëherë pas përplasjes dhe identiteti i tij nuk bëhet akoma me dije.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 afër vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër.

27 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë në Fier dhe ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.