Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

19:26 09/01/2026
Reading Time: 3 min lexim

Zhvillimi më i fundit në lidhje me tragjedinë e ndodhur natën e Vitit të Ri në klubin “Le Constellation” në Crans-Montana është arrestimi i njërit prej bashkëpronarëve të lokalit, Jacques Moretti, shtetas francez. Prokurorët zviceranë konfirmuan se Moretti është ndaluar pasi është konsideruar si rrezik për arratisje, ndërsa hetimet për zjarrin vijojnë.

Zjarri shkatërrimtar i shpërthyer gjatë festimeve la të vdekur 47 persona dhe 116 të plagosur. Shumica e viktimave ishin të rinj dhe nën moshën 20 vjeç, ndërsa tetë prej tyre ishin nën moshën 16 vjeç. Një pjesë e të plagosurve po trajtohen ende për djegie të rënda në spitale në Zvicër dhe vende të tjera evropiane.

Vendimi për arrestimin e Jacques Moretti-t u mor pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Jessica Moretti, bashkëpronare e lokalit, u morën në pyetje nga prokurorët në kantonin Valais. Sipas ligjit zviceran, një person nën hetim mund të mbahet në paraburgim deri në vendimin e gjykatës brenda 48 orëve. Të dy dyshohen për vrasje nga pakujdesia, dëmtime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se zjarri u shkaktua nga përdorimi i fishekzjarrëve brenda lokalit. Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për pajisje piroteknike jometalike që prodhojnë shkëndija dhe flakë. Dëshmitë e para flasin për një zjarr që u përhap me shpejtësi, duke gjeneruar një sasi të madhe tymi dhe nxehtësi të fortë. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorisë së Valais dhe policisë kantonale.

Hetuesit dyshojnë se flakët nisën kur festuesit e Vitit të Ri ngritën shishe shampanje me fishekzjarre të vendosura mbi to, të cilat ndezën shkumën izoluese akustike në tavanin e bodrumit të barit.

Para arrestimit, Jacques Moretti kishte deklaruar publikisht se ai dhe bashkëshortja e tij janë “të shkatërruar” nga ajo që ndodhi. “Nuk arrijmë të flemë dhe as të hamë. Jemi të gjithë shumë keq”, ishte shprehur ai, duke u zotuar për “bashkëpunim të plotë” me autoritetet dhe duke bërë të ditur se kishin angazhuar edhe avokatët e tyre.

Paralelisht me zhvillimet e fundit, mediat franceze kanë nxjerrë në pah edhe të kaluarën kriminale të Jacques Moretti-t. Sipas raportimeve, ai ka pasur probleme me drejtësinë në Francë, përfshirë raste shfrytëzimi të prostitucionit që datojnë rreth tridhjetë vjet më parë. Po ashtu, ai ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur burg në Savojë rreth njëzet vjet më parë për mashtrim dhe rrëmbim personi. Sipas një burimi policor, Moretti aktualisht konsiderohet i çliruar nga ajo që përshkruhet si “hija e kriminalitetit të organizuar”.

Një tjetër element që ka tronditur opinionin publik është fakti se lokali “Le Constellation” nuk kishte kaluar kontrolle sigurie për pesë vite, ndonëse ambiente të tilla duhej të inspektoheshin çdo vit. Kryetari i bashkisë së Crans-Montana, Nicolas Feraud, deklaroi se nuk mund të shpjegojë pse kontrollet nuk ishin kryer për kaq gjatë, duke shtuar se autoritetet lokale do të pranojnë përgjegjësinë dhe se përdorimi i fishekzjarrëve do të ndalohet në lokalet e zonës.

Zvicra ka mbajtur një ditë zie kombëtare për viktimat e tragjedisë, ndërsa ceremonitë mortore për disa prej tyre kanë nisur. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë penale në njërën nga tragjeditë më të rënda të ndodhura në vend vitet e fundit.

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.