Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia e Martinit 14-vjeçar dhe përpjekjet e pamjaftueshme të një babai model

11:25 20/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Tragjedia e Martinit 14-vjeçar dhe përpjekjet e pamjaftueshme të një babai model

Martini 14-vjeçar nuk jeton më.

Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale.
Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare. Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për cfarë ndodh realisht. Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambjentet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool.
Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart çdo ditë shqetësimin cfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj çdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini. Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse cdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt. Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërisë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen. Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur. Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen.
Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore.
Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia.
Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë. Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës.
Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë. Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare!

Nga Klodiana Lala 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fan noliKlodiana Lalamartin caniShkollës 9-vjeçare

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Vodhi 25 mln, arrestohet 38-vjeçari

Vodhi 25 mln, arrestohet 38-vjeçari

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip