Tragjedi në aksin Vorë-Fushë Krujë, humb jetën gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur ditën e sotme në aksin Vorë-Fushë Krujë i ka marrë jetën gazetarit 26-vjeçar Xhesjon Zogu, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy automjeteve.
Nga përplasja e fortë, gazetari Xhesjon Zogu ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Mes të plagosurve është edhe drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, gjendja shëndetësore e të cilit deri më tani paraqitet e rëndë.